A e keni pa qysh doket Hillary Clinton me bikini e ferexhe!

Nji artist n’Australi nuk ka pyet shumë për ligjet e vendit të tij.

Ai ka pikturue Hillarin fillimisht me rroba banjo, kurse më pas me ferexhe.

Artisti i njohun si Lushsuks e kishte ba këtë, edhe mbasi këshilli e kishte paralajmërue se do të gjobitet.

Këshilli Maribyrnong ka reague mbasi pa nji pikturë të Hillary Clintonit me rroba banje dhe me kartëmonedha në xhep.

Ky këshill asht shpreh se edhe banorët janë ankue lidhun me veprën, e cila asht pikturue në nji mur në Futkraj, 5 kilometër larg Melburnit, shkruen “The Guardian”.

Përmes nji deklarate, këshilli tha se piktura e kandidates për presidente në SHBA shkel ligjet për barazinë gjinore.

Shefi ekzekutiv i këshillit tha se edhe policia mendon se piktura asht fyese, si dhe banorët.

Ai shtoi se piktura nuk shkon për shtat me personalitetin e Hillarit.

Pamvarësisht kësaj, artisti i njohun si Lushsuks, në vend se me largue pikturën, e mbuloi Hillarin me ferexhe.

“Nëse kjo grue myslimane ju fyen, atëherë ju jeni fanatikë, racistë, dhe seksistë islamofobë”, ka shkrue artisti në foton e tij të pikturueme në mur.

 

2-hillaryyy