Kanë vdekë, por ende fitojnë pare!

Të famshmit fitojnë pare gjatë tanë jetës së tyne, por ka edhe nga ata që fitojnë edhe mbas vdekjes. Listën e këtij viti si ma të paguemit edhe mbas vdekjes, e kryeson Michael Jackson.

Për të katërtin vit rresht, mbreti i popit vazhdon të mos e lshojë pozicionin e tij në krye të listës së yjeve që kanë ndërrue jetë, por që sjellin fitime. Ai ka shty ma poshtë në renditje ikonat e muzikës Prince dhe David Bowie, që u vdiqën këtë vit. Jackson, i cili vdiq në 2009’n, ka në emnin e tij 825 milionë dollarë fitime për 2016’n.

Shitja e albumeve të Prince u rrit me vdekjen e kangëtarit nga nji mbidozë aksidentale mjekimesh në muejin Prill. Revista “Forbes” e rendit atë të pestin me 25 milionë dollarë fitime gjithsej, tue e vendosë mbas Elvis Presley, që numëron 27 milionë dollarë, transmeton tch.

Bowie, vdekja e të cilit nga kanceri në Kallnor erdhi pak ditë mbas nxjerrjes së albumit të fundit, e kapercën për nga shitjet si Presleyn, ashtu dhe Jacksonin, por në total fitimet e nxjerra prej tij janë relativisht të ulëta, 10.5 milionë dollarë. Në dhetëshen ma të mirë, “Forbes” vendos përpos këtyne emnave edhe ato të John Lenon, Bob Marley e Albert Einstein.