Kangëtarja australiane n’Eurovision falenderon Shqipninë për 12 pikat tue ba shqiponjën

Juria e Shqipnisë kishte vendosun që me 8 pikë me vlerësue kangën e Italisë, 10 kangën e Francës, ndërsa 12 pikë i ka dhanë për kangën e Australisë.

Kur, përfaqësuesi nga Shqipnia ka tregue pikët maksimale, prezentuesja e Australisë, Dami Im asht gëzue shumë dhe ajo menjiherë ka ba me duer shqiponjën, për me falënderue Shqipninë.