Kapet banda e shqiptarëve, visheshin si “policë”, qe qysh grabitnin

Policia italiane goditi nji grup prej 7 personave të përbamë nga shqiptarë dhe italianë, që grabitnin banesat dhe mashtronin të moshuemit tue u marrë shuma të pareve e sende me vlerë. Mediat italiane shkruejnë se banda ka krye 82 grabitje tue mashtrue të moshuemit në zonat e Lombardia dhe Emilia Romagna.

Operacioni i koduem “Fake Police”, nisi qysh në Kallnor të vitit 2015 dhe simbas mediave, grupi e shtrinte veprimtarinë në Cremona, Milano, Bergamo, Brescia dhe objektivi i tyne ishin kryesisht të moshuemit.

Të arrestuemit maskoheshin si policë tue përdorë mjete identifikimi false dhe baheshin se ishin në kërkim të hajdutëve.

E, mbasi merrnin sende që shkonin me vlerë deri në 50 mijë euro, ata largoheshin me kerre me targa false e bile përdornin edhe sirenat e policisë. Gjatë kontrollit grupit ju sekuestruen radio dhe materiale të ndryshme që i përdornin për me i krye vjedhjet.