Kapet i gjallë ‘Buldozeri’ i ISIS (+18)

Nji xhelat i tmerrshëm i ISIS i njoftun me nofkën “Buldozeri” mesohet se asht kap nga ushtria siriane sikurse mund të shihet në këtë video dramatike.

Xhihadisti mund të shihet në këtë video i zhveshun nga mesi e naltë, me duert e lidhuna mbas shpine, simbas Department of Film and Sound Young Journalists Club.

Vrasësi 127 kilogramësh po vinte emën në radhët e organizatës keqbamëse, tue fitue nji reputacion brutal për premjen e krenave të burrave të paarmatosun, si dhe për premjen e duerve të fmive.

Ai ishte shfaq së fundmi në video që mendohet se janë regjistru n’Irak, ku dallohej teksa ju priste krenat njerëzve përpara turmave, ku kishte edhe fmi të vegjël, si dhe tue ju pre duert disa të tjerëve.

Ai njihet vetëm me pseudonimin ogurzi “Buldozeri” i cili ju vendos mbasi u fotografue tue mbajt nji armë automatike 52 kg.