KE propozon levizje pa viza edhe për Turqinë

turkevisaa

Ekzekutivi i Bashkimit Europian ka propozue që qytetarët turq me udhëtue pa viza mbrenda bllokut, posa Ankaraja me i plotësue kushtet e përcaktueme nga ky institucion.

Zavendëspresidenti i Komisonit Europian, Frans Timmermans, ka thanë se pret nga Turqia që me i permbushë pesë kushte deri në fund të Qershorit, në mënyrë që qytetarët turq me udhëtue pa viza.

Masat kundër korrupcionit, ofrimi i bashkëpunimit juridik me të gjitha shtetet e BE’s, mbrojtja e të dhanave personale, dhe lufta kundër terrorizmit, janë kushtet që Komisioni Europian kërkon nga Turqia me i plotësue, në mënyrë që ta fitojë të drejtën e levizjes së lirë me Bashkimin Europian.

Ai ka shtue se në javët e fundit Turqia ka ba punë të jashtëzakonshme dhe ka shënue progres të madh, pamvarësisht se kanë mbet edhe shumë punë për me ba.