Kelmendi: PAN’i të hapë rrugë nëse nuk i ka numrat

Ramiz Kelmendi

Deputeti i LDK’s, Ramiz Kelmendi, ka thanë se asht e drejtë ligjore dhe demokratike që të numërohen numrat e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN) për me pa nëse i kanë ose jo.

Kelmendi ka theksue se nëse PAN’i nuk i ka numrat, atëherë duhet t’ju hapet rruga proceseve demokratike – nji koalicioni të ri apo edhe zgjedhjeve të reja.

Deputeti i LDK’s pranon se kanë bisedue me Vetëvendosjen për koalicion të mundshëm qeverisës.

“Në momentin që nuk kalon mandatari i parë, atëherë na kemi numrin e saktë për me hapë bisedime për qeverisje”, ka theksue ai.