Kend e ban përgjegjës Visar Ymeri për vdekjen e Deharit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka ba përgjegjës Shtetin e Kosovës për vdekjen e Astrit Deharit.

Ai ka thanë se përgjegjësia e Shtetit asht pikërisht se vdekja e tij ndodhi mbasi ai ishte në duert e shtetit. Me këtë rast, ai ka thanë se kërkojnë lirimin edhe dy të dyshuemve tjerë për veprën e terrorizmit.

“Mbështesim kërkesën e Familjes Dehari për me pasë nji mjek prezent në obduksionin e Astritit”, ka thanë ai.

Ymeri shtoi se Dehari u mbajt në burg për 68 ditë pa asnji të drejtë.

“68 ditë mbas mbajtejes në paraburgim dje morëm lajmin e tmerrshëm për vdekjen e anëtarit të këshillit të përgjithshëm, Astrit Deharit. Ai i kaloi 68 ditë në paraburgim, në nji vend ku cenohet dinijeti”, ka thanë Ymeri.

“Këto ditë të burgut ja kishte montue prokuroria bashkë policinë pa asnji proces. Ai u akuzue për terrorrizëm, por në fakt tërrrorin në këtë shtet po e bajnë vetëm institucionet e drejtësisë. Vdekja e Astrit pamvarësisht moszbardhjes së të dhanave asht përgjegjësi vetëm e shtetit”, ka thanë kryetari i LVV’s.