Keni me u befasue se çka ju thotë Papa amerikanëve!

Papa Françesku ka ftue katolikët amerikanë që së pari me u lutë ndërsa të vendosin për kend me votue në zgjedhjet presidenciale, transmeton Fox News.

Papa Françesku me rastin e vizitës në Azerbajian i pyetun se për çka i këshillon amerikanët katolikë me votue Hillary Clinton ose Donald Trump, u përgjigj se asnjiherë nuk ka me u përzie në politikë dhe se “besimtarët bajnë ç’të duen”.

“Mund të porosis amerikanët katolikë që të mendojnë, atëherë të luten ndërsa më pastaj të votojnë”, ka thanë Papa Françesku.

Papa po ashtu shtoi se SHBA asht në mesin e vendeve që kanë “humb kulturën politike”.

“Kur shteti i ka dy ose tre kandidatë dhe populli nuk asht plotësisht i kënaqun me asnji, kjo do të thotë se tanë vendi asht politizue”, ka thanë Françesku.