Keni m’u befasue se kah i ra Putin me mbrri në Gjermani (foto)

Kur Vladimir Putin fluturoi nga Moska për në Hamburg për me marrë pjesë në punimet e Samitit G20, itinerari i ndjekun nga avioni i tij ka qenë i lodhshëm.

FlightRadar24, nji faqe që monitoron fluturimet në mbanë globin thotë se avioni i shefit të Kremlinit bani nji rrugë prej 480 kilometrash shtesë për me shmang hapësinën ajrore të NATO’s.

E njajta faqe thotë se Presidenti rus nuk zgjodhi rrugën e shkurtë, atë që kalon mbi Bjellorusi dhe Poloni, por nga Moska fluturoi në veri-perëndim.

Ai shmangu hapsinën ajrore të Estonisë dhe u fut në atë të Finlandës e Suedisë, dy vende neutrale dhe më pas hyni në hapsinën e Danimarkës dhe Gjermanisë, dy vende anëtare të NATO’s.

I pyetun mbi këtë fakt nga mediat ruse, zadhanësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk komentoi gjatë.

“Për neve ka randësi siguria e Presidentit gjatë nji udhëtimi dhe masat që merren në këto raste janë ma të mirat”, tha ai. /tch/