Kepucët kineze me përmbajtje acidi, heqen nga tregu!

Nji sasi këpucësh të prodhueme në Kinë janë tërheq me urgjencë nga tregu italian, mbasi kanë rezultu me përmbajtje acidi.

Shumë konsumatorë kanë denoncu për plagët që ju janë hap në kambë, madje ata kanë postu edhe foto.

Këto këpucë kanë formën e çizmeve dhe janë të paketueme në kuti me ngjyrë të bardhë dhe ngjyrë florini, shkruen “Tg Com”.