Kërcënimet nga terrorizmi, ku renditen Kosova e Shqipnia

Instituti për Ekonomi dhe Paqe në Indeksin e Global të Terrorizmit për vitin 2016 ka radhitë Kosovën në vendin e 70’të, ndërsa Shqipninë në vendin e 92’të të listës së vendeve ma të rrezikueme nga terrorizmi.

Në listën që përfshin 143 vende, Bosnjë e Hercegovina radhitet në vendin e 62’të, Maqedonia asht e 78’ta, Mali i Zi asht i 117’ti, Serbia asht në vendin e 121’të.

Në kallxuesin e publikuem të Hanën thuhet se numri i vdekjeve nga terrorizmi ka ra për 10 për qind në vitin 2015 krahasue me vitin 2014 që vlerësohej si ma vdekjeprusi. Gjatë vitit 2015 nga pasojat e terrorizmit kanë humbë jetën 29 mijë e 376 persona.

Simbas këtij instituti, grupi militant Shteti Islamik dhe grupet e tjera të afërta me të, ishin aktive në 28 vende në vitin 2015, për dallim nga 13 sa ishin në vitin 2014.

Në listën e vendeve ma të rrezikueme nga terrorizmi janë Iraku, Afganistani, Nigeria, Pakistani, Siria, e të tjera, ndërsa në Europë Franca thuhet se asht ma e rrezikuemja dhe asht radhitë në vendin e 29’të.

Shtetet e Bashkueme radhiten në vendin e 36’të, Rusia asht e 30’ta dhe Mbretnia e Bashkueme e 34’ta.