Kërcënimi: Putini mundet me shpallë luftë dhe me pushtue Rajonin ‘mbrenda nate’?!

Lideri rus, Vladimir Putini mundet me qenë në prag të shpalljes së luftës në shkallë të gjanë me NATO’n.

Kërcënimi tronditës vjen mbasi NATO dhe forcat ruse po grumbullojnë forcat në shtetet baltike, aktivitete këto që munden me shkëmbye stabilitetin botnor. Aleanca perendimore ka angazhue trupa dhe ka dërgue armatime në rajon, derisa Rusia po shton forcat në kufi, përfshi edhe raketat bërthamore.

Paralajmërimi për këtë rrezik jepet në nji raport të shkruem nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish-këshilltari i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex-Szczytowski. Ata thonë se “Perendimi keqkupton Rusinë, tue supozue se ajo ka me ju bindë atyne”.

auto-rusia-11469305760_1469309140-437345

Dokumenti thotë se Rusia mundet me deklarue luftë “mbrenda natës” dhe se NATO’ja nuk mundet me qenë në gjendje me ndalue atë përmes mbrojtjes në Baltik – në shtetet si Lituania dhe Letonia.

Nji mobilizim i shpejtë rus kishte me pasë “pasoja shkatërruese për Poloninë lindore dhe pasoja fatale për Aleancën”.

Rusia veç ka kry stërvitje të shumta ushtarake dhe mobilizim masiv. Ndaj, dyshohet për lëvizje të trupave të gatshme për konflikt, që do kishte me i mundësue Rusisë të bahej gati për luftë shumë ma shpejtë se NATO.

tanket lufta