Kërkesa e çudtishme e nji deputeti n’Egjipt për çikat drejtue universiteteve

Nji anëtar i parlamentit në Egjipt, asht ba objekt hajgare mbas sugjerimit që i bani universitetëve, të aplikonte testin e virgjnisë për studentet femna.

Ilhamy Agina, asht shprehë se virgjënia duhet me qenë nji kusht për t’u pranue në universitet.

Ai tha se këtë gja e kërkonte për t’i dhanë fund martesave tradicionale të parregjistrueme, që i bajnë zakonisht të rijtë egjiptianë kur nuk i përballojnë.

“Çdo çikë që pranohet në universitet duhet të egzaminohet, për të vërtetue nëse ajo asht ,apo jo e virgjën” , i tha deputeti gazetës Youm 7.