Këshilli NATO-Rusi mbledhet sot në Bruksel

Në Bruksel mbahet sot nji takim i Këshillit NATO-Rusi, i cili pritet m’u përqendru n’uljen e tensioneve dhe rreziqeve, mbas disa incidenteve ajrore mbi Detin Baltik.

Muejin e kaluem, NATO ka thanë se ka përcjellë tre avionë rusë mbi det, përfshi dy që nuk u janë përgjigj kontrollorëve të trafikut ajror apo kërkesave për identifikim.

Moska ka thanë se të gjitha fluturimet e Rusisë mbi Baltik janë ba në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Në takimin në Bruksel, zyrtarët e NATO’s pritet me i ba presion Rusisë për t’i paraqit planet e fluturimit mbi zonën baltike.

NATO ka pezullue gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë mbasi Moska ka aneksue Krimenë në vitin 2014, porse kanalet politike kanë mbet të hapuna përmes Këshillit.