Këshilltari i Trump: Duhet me pushkatue Hillary’n

Dhezet fushata elektrorale për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Këtë herë asht këshilltari ma i ngushtë i kandidatit republikan Donald Trump Al Baldasaro, i cili shprehet se Hillary Clinton duhet me u çue në nji vend egzekutimi dhe të pushkatohet për tradhti.

E menjihershme ka qënë dhe reagimi i kandidates demokrate Clinton tue thanë se retorika e fundit ofensive e Trump rrezikon me shtue urrejtjen mes republikanëve.

“Jam nji veteran që kam luftue dhe kam marrë pjesë në operacione në Irak. Jam edhe nji baba  që ka dërgue nji vajzë në luftë. Për mue Hillary asht si aktorja Jane Fonda e Vietnamit” u shpreh Baldasaro pjesëtar i asamblesë parlamentare në New Hampshire.

Ai shtoi se Hillary asht nji turp për rrenat që u ka thanë nanave të fëmive që u vranë në Bengasi dhe se duhet pushkatue për tradhti.