Kështu asht dokë shtëpia e Profetit Muhammed (video)

Në nji video të publikueme në Youtube shihet nji shtëpi, e cila thuhet se për nga pamja asht e njajtë me atë të Profetit Muhammed.

Siç edhe shkruen në përshkrimin e saj bahet fjalë për nji kopje të shtëpisë ku ka jetue Profeti Muhammed në versionin 3D.

“Kjo ekspozitë asht mbajtë në Jeddah, Arabia Saudite. Ajo asht ndërtue në bazë të transmetimeve (haditheve). Ky model asht shumë i randësishëm për na që të kuptojmë modestinë e Profetit”, shkruhet në përshkrimin e videos.