Kështu e goditi cikloni ‘Isabel’ Sarandën

Duket se vjeshta ka ardh me shira të rrëmbyem.

Thuejse i gjithë rajoni si në Shqipni por edhe Kosovë e vendet tjera asht perfshi nga nji mot i lig.

Gjatë mbramjes së sotme, kanë ra reshje të denduna të shiut, shoqnuem nga vetima të fuqishme sidomos në qytetet bregdetare të Shqipnisë.

Moti i keq asht shënue nga veriu në jug.

Ka qenë kjo arsyeja, se përse u ndërpre edhe ndeshja mes Shqipnisë dhe Maqedonisë në Shkodër.

Por, as qytetet bregdetare nuk i kanë shpëtue egërsisë së motit.

Saranda asht përfshi nga cikloni “Isabel”.

Sikur shihet, era e fuqishme ka “pushtue” krejt qytetin.