Kështu ja ban bajat Vlora Çitaku – MPJ’s ruse

Ambasadorja e Kosovës në New York, Vlora Çitaku, ka reague ndaj nji postimi që Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka ba në profilin e vet zyrtar në rrjetin social, Twitter.

“Ishin Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe aletatët e saj që shkelën ligjin ndërkombëtar tue shkëputë dhunshëm Kosovën nga Serbia”, ka thanë në postimin e vet MPJ’ja ruse, në kuadër të diskutimeve të tensionueme me SHBA’të, mbas sanksioneve që kjo e fundit bani në drejtim të Federatës Ruse, për mbështetjen që po vazhdon me jau dhanë separatistëve prorusë në Ukrainë.

Çitaku ka thanë shkurt “Seriozisht?”, tue aë këtë pyetje me ironi dhe tue ritransmetue postimin e MPJ të Rusisë.