Kështu u festue Dita e Europës në Prishtinë, nga institucionet e BE’s

Institucionet e BE’s organizuen sot disa aktivitete në kryeqytet me rastin e ditës së Europës. Përfaqësuesi Special i BE’s, Samuel Zbogar, tha se institucionet kanë punë për me ba, por sot asht koha për festë.

Ndërsa Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, tha se Kosova ka nji rrugë të gjatë përpara por asgja nuk mundet me ndale në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.