Kështu u rrxu nji avion n’Siri

piloti

Nji avion u rrxue të Martën nga al-Qaeida në bashkëpunim me al-Nusra në nji zonë në jug të qytetit sirian Aleppo, ku kryengritësit po luftojnë forcat e Asadit të mbështetun nga milicia aleate, raportoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Piloti i cili ishte tue drejtue avionin sirian kur u qëllu nga nji raketë, asht marrë peng nga rebelët.
Ushtria siriane ka konfirmu se nji avion Su-22, u rrxue n’afërsi të Aleppos.

Bashkë me videot janë publiku edhe foto të pilotit të marrë peng, i cili thuhet se asht gjallë.

Video e publikueme në mediat sociale tregon pamjet e avionit dhe rrenojat e nji avioni të djegun të rrethueme nga rebelët.