Këta janë 4 kamikazët e Brukselit

Terrorizmi ka goditë perseri zëmrën e Europës.

34 të pafajshëm humbën jetën si pasojë e sulmeve në Bruksel dhe mbi 170 të tjerë mbetën të plagosun të Martën e 22 Marsit 2016.

14 persona humbën jetën n’aeroportin Zaventem të kryeqytetit belg dhe 20 në metronë Maalbeek.

Ishte ora 08:00 e mëngjesit kur dy shpërthime goditën aeroportin dhe nuk do të kalonte shumë, por 79 minuta mbas, n’orën 09:19, nji tjetër shpërthim u ndigju në nji metro pranë selisë qendrore të Bashkimit Europian, nga i cili raportohen 20 të vdekun dhe 100 të plagosun.

Ai asht pasue nga nji tjetër shpërthim në stacionin Schumann.

Policia belge ka arrestue rreth orës 11:00 dy të dyshuem nji milje nga stacioni i metrosë Maelbeek ku ndodhi shpërthimi.

Paraprakisht sulmet raportohen të jenë të karakterit terrorist dhe të ndërlidhuna me arrestimin e të dyshuemit për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam.

Policia belge ka shpërnda disa foto për të cilët thuhet se janë personat që kanë shkaktu atentatet vdekjeprumëse në Bruksel.

Aty doken 4 personat, 3 prej të cilëve kanë qenë n’aeroportin e Brukselit dhe nji tjetër në metro.