Këta janë deputetët e ri të Kuvendit që zavendësojnë ministrat

Mbas formimit të Qeverisë së Kosovës në krye me Ramush Haradinajn, disa nga deputetët e PDK’s, AAK’s, Nismës dhe AKR’s janë ba ministra.
Marrja e pozitave në qeveri, ka ba që ata m’u zavendësue në Kuvend me emra të ri.
Sot në KQZ janë ba zavendësimet e tyne.

Kështu që në vend të Ramush Haradinajn, deputet rikthehet Nait Hasani i PDK’s. Fadil Beka po ashtu i PDK’s zavendëson Fatmir Limajn e Nismës, ndërkaq Enver Hoti i Nismës zavendëson Enver Hoxhajn e PDK’s.

Gani Dreshaj i AAK’s ka me zanë vendin e Rrustem Berishës po ashtu i AAK’s. Edhe Bekë Berisha i partisë së Ramush Haradinajt ka me zavendësue Pal Lekajn e AAK’s.

Imet Rrahmani i LDK’s ka me zavendësue Behgjet Pacollin e AAK’s, kurse Brahim Shabani zavendëson Rasim Demirin e komuniteteve pakicë joserbe.

 

Shperndaje në: