Këta janë emnat e ministrave të Qeverisë ‘Rama 2’

Edi Rama i ka tashma 74 vota dhe mundet me Qeverisë i vetëm ndërkohë që për momentin, kokëçamja ma e madhe e tij, nëse mund të quhet e tillë, asht bamja e kabinetit të ri që ka me drejtue vendin nga Shtatori.

“Balkanweb” shkruen se Rama ka mendue për dy risi në Qeverinë e tij të re.

Konkretisht raportohet se ai ka mendue me krijue nji Ministri shtetit për Rajonin, në krye të së cilës pritet me shkue Pandeli Majko.

Si edhe mundësia që përbamja e kabinetit të ri me respektue “kuotat gjinore”.

 

Lista paraprake e kabinetit “Rama 2”

 

Edi Rama – Kryeministër

Fatmir Xhafaj – Ministër i Brendshëm

Anastas Angjeli – Ministër i Financave

Arben Ahmetaj – Ministër i Ekonomisë

Damian Gjiknuri – Ministër i Transporteve

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Olta Xhaçka – Ministre e Punëve të Jashtme

Ditmir Bushati – Ministër i Integrimit

Almira Xhembulla – Ministre e Mjedisit

Pandeli Majko – Ministër Shteti për Rajonin