Këta janë emnat që po diskuton Nisma për Ministra!

Nisma për Kosovën po shqyrton katër emna për me i emnue Ministra të ri në Qeverinë e ardhshme, mbas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes koalicionit PAN dhe AKR’s, të Hanën në mbramje.

KosovaPress merr vesh nga burime mbrenda Nisma’s për Kosovën se emnat që po diskutohen për m’u emnue Ministra të ri janë Bajram Hasani, Shyqyri Bytyçi, Shukrije Bytyçi dhe Valdete Bajrami.

“Por ende nuk ka asgja përfundimtare”, ka thanë ky burim.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkrueme mbramë, Nisma ka me drejtue tri ministri, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, si dhe postin e nji zavendëskryeministri.

 

Shperndaje në: