Këta janë kandidatët e PDK’s që nuk arritën m’u rizgjedhë deputet (lista)

Hyrja në koalicion e PDK’s me AAK’n dhe Nismën, ka ba që disa emna të njoftun të mbeten jashtë listës së partisë që drejtohet nga Kadri Veseli.

E koalicioni gjithashtu ka ba që kandidatët që duen me qenë në Kuvendin e Kosovës, duhet të kenë numër ma të madh të votave se sa në zgjedhjet e kalueme.

Si rezultat, shumë deputet të legjislaturës së kalueme nuk kanë arrit tme i marrë votat e mjaftueshme, për m’u rizgjedh si deputet në Parlamentin e Kosovës.

Selvije Halimi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Abdyl Imeri, Bislim Zogaj, Nait Hasani, Rafet Rama, Shaip Muja e Hajdar Beqa, nuk kanë arritë me sigurue numër të mjaftueshëm të votave që të jenë deputet përsëri në Kuvendin e Kosovës.

Nga legjislatura e kalueme, në Kuvendin e Kosovës gjithashtu nuk kanë me qenë as Nuredin Lushtaku, Naim Fetahu, Fadil Beka, Besim Beqaj, Adem Grabovci, Nehat Baftiu, Agim Çeku, Fatmir Shurdhaj, e Salihe Mustafa, të cilët nuk kanë qenë të përfshimë në listën e PDK’s.

Emra të rijë që spikasin nga PDK e që kanë arritë me sigurue votat për Kuvend janë: Andin Hoti, Mergim Lushtaku e Evgjeni Thaçi-Dragusha.

Por që listat të jenë zyrtare duhet të pritet certifikimi i rezultateve nga KQZ.

 

Tabela 1: Deputetët e PDK-së nga legjislatura e kalueme

 

Emnat e deputetëve të PDK’s që më 11 Qershor fituen ulëse në Kuvend:

  • Kadri Veseli,
  • Sala Berisha Shala
  • Enver Hoxhaj
  • Mergim Lushtaku
  • Elmi Reçica
  • Memli Krasniqi
  • Ganimete Musliu
  • Agim Aliu
  • Evgjeni Thaçi-Dragusha
  • Andin Hoti
  • Fatmir Xhelili
  • Blerta Deliu
  • Xhevahire Izmaku
  • Bekim Haxhiu
  • Flora Brovina
  • Abdyl Saliu
  • Mexhide Mjaku-Topalli
  • Xhavit Haliti
  • Safete Hadërrgjonaj
  • Zenun Pajaziti
  • Nezir Çoçaj