Mësoni top-deputetët e partive në vend

Në zgjedhjet e 11 Qershorit shumë kandidatë për deputetë nuk kanë arritë me i marrë votat e nevojshme për me siguruar edhe nji mandat në Kuvend, mbasi që elektorati nuk e ka vlerësue punën e tyne gjatë mandatit të fundit në legjislativ apo ekzekutiv.

Ndërsa disa nga prumjet e reja të partive politike kanë arritë maksimumin e votave, shkruen sot Zëri.

Ish-deputeti i LDK’s, Muhamet Mustafa, ditë ma parë ka dhanë dorëheqje nga funkcionet partiake, tue mos qenë i sigurt se ka arritë me i marrë votat e nevojshme më 11 Qershor.

Për dallim nga Mustafa, Vjosa Osmani, e cila ishte lanë poshtë në listën e kandidatëve për deputetë të LDK’s, përkatësisht tue ja rezervue numrin 81, ka arritë me marrë rekord votash.

Jozyrtarisht mësohet se Osmani ka marrë ma shumë se 50 mijë vota në zgjedhjet e 11 Qershorit.

Vota maksimale nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa mësohet se kanë marrë edhe ish-drejtori i institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Antoni Quni, Ilir Deda, Mimoza Kusari-Lila, Behgjet Pacolli, etj.

Nga lista e PDK’s, përpos kryetarit Kadri Veseli, vota për m’u ba deputet ka arritë me sigurue edhe Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Zafir Berisha, etj.

Ndërsa nga lista e deputetëve të Vetëvendosjes, përpos Albin Kurtit, besimin e elektoratit e ka fitue edhe Sekretari Dardan Molliqaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënkryetari Dardan Sejdiu, etj.