Ketë qytet e merr uji n’mes të Qershorit

Reshjet e denduna të shiut që kanë nis prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë shkaktue probleme të mëdha në Durrës.

Ndonëse mes Qershorit, nji mot me stuhi ka perfshi krejt qytetin.

Shumë rrugë dhe trotuare janë zgjue nën pushtetin e ujit, tue vështirësue qarkullimin dhe aktivitetin normal të jetës së qytetit në këtë ditë të parë të javës.

Rrugët e përmbytuna kanë krijue mjaft probleme, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve dhe kambësorët.

Vërshimit t’ujit në trotuare dhe katet e para të godinave nuk i kanë shpëtue as bizniset, ndërsa ka pasë ndërpremje të shkurtra t’energjisë në zona të ndryshme.