Këtë vend europian e mbulon bora

Ditën e djeshme, ma shumë se 250 shkolla janë mbyll në Britaninë e Madhe për shkak të borës që ka ra në të gjithë vendin.

Si shihet edhe nga fotot, femijët kanë shiju pamjet e bukura dhe kanë luejt me njani-tjetrin.

Por, bora ka shkaktu edhe kaos në udhëtim dhe në rrjetin e transportit, aeroportet u mbyllën dhe rrugët u banë të pakalueshme.

Simbas “Daily Mail”, njerëzit po përballen edhe me veshtirësi të mëdha për shkak të akullit dhe borës së madhe në veri të vendit.

Yorkshire, Staffordshire, Lancashire dhe Cumbria janë zonat ma të godituna nga moti i keq dhe Marsi duket ma shumë si dimën sesa pranverë.

Moti i keq parashikohet të vazhdoje dhe në ditët në vazhdim.