Këto janë ish figurat kyçe të PDK’s që s’kanë me qenë deputetë

Partia Demokratike e Kosovës, në këto zgjedhje, doli si subjekti politik me ranien ma të madhe. Përveç kësaj, disa nga figurat kyçe të kësaj partie, nga legjislatura e kalueme, e edhe ma parë, nuk kanë me qenë deputetë të legjislaturës së re.

Përveç dy profesorëve të njoftun të PDK’s, Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami, ish ministra në koalicionin PDK-LDK, që nuk arritën të marrin besimin e popullit për m’u ba deputetë, në legjislaturën e re nuk kanë me qenë as Selvije Halimi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Abdyl Imeri, Bislim Zogaj, Nait Hasani, Rafet Rama, Shaip Muja e Hajdar Beqa.

Në parlament nuk kanë me qenë, mbasi nuk u përfshinë në listë zgjedhore, as ish deputetët, Nuredin Lushtaku, Naim Fetahu, Fadil Beka, Besim Beqaj, Adem Grabovci, Nehat Baftiu, Agim Çeku, Fatmir Shurdhaj e Salihe Mustafa.