Këto janë qytetet ku kanë me nisë fushatën partitë politike

Zgjedhjet

Nesër zyrtarisht bahet hapja e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale e cila ka m’u mbajt me 22 Tetor.

Partitë politike të vendit kanë paralajmërue për hapjen e tyne të fushatës parazgjedhore, të cilat kanë me ba në qytete të ndryshme të Kosovës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftue për aktivitetin e PDK’s nesër kur edhe fillon fushata për zgjedhjet lokale.

 

Nga LDK asht kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashi i cili ka ba të ditun se nesër n’ora 17:00 ka me ba hapjen e fushatës në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Fushata ka m’u hapë në sallën ‘1 Tetori’, ku ka me prezentue të gjithë kandidatët për kryetar të komunave.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, fushatën ka me nis nga Prizreni.

Organizimi kryesor ka me qenë në sallën e sporteve “Sezai Surroi” nga ora 17:00.

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës(AAK) për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 Tetor ka me hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore nesër n’orën 17:00 në Sheshin 21.

Ndërsa, prezentimi i kandidatëve për kryetar komunash ka m’u ba të Shtunën n’orën 14:00 në Prishtinë.

 

Fushata ka me zgjatë 30 ditë, ndërsa heshtja zgjedhore asht me 21 Tetor kur nuk lejohet asnji aktivitet i fushatës zgjedhore. Zgjedhjet lokale kanë m’u mbakt më 22 Tetor ndërkohë që garës për këto zgjedhje i janë futë 91 subjekte politike.

 

Shperndaje në: