Këto janë veprimet historike të Erdogan për 3 ditë. Qysh u shendrrue ‘Sulltani’ në ‘faktor paqe’!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbrenda nji dite nga “Sulltani i Bosforit”, u shendrrue në “faktor stabiliteti dhe paqe”.

Data 27 Qershor, ka me mbetë në historinë moderne të Turqisë, i vlerësuem si dita, ku lideri i tyne shënoi nji “hat-trick”.

Gjithçka ka fillue të Diellen, kur u tha se asht arritë nji marrëveshje e paqes mes Izraelit dhe Turqisë, ndërsa nji ditë ma vonë, ka ardhë edhe kërkimfalja e shumëpritun drejtue Presidentit rus, Vladimir Putinit dhe drita e gjelbër nga Brukseli për vazhdimin e eurointegrimeve.

Këto tri çashtje kanë qenë tema kryesore për muej të tanë dhe, kanë qenë nji pengesë në raportet mes Ankaras dhe pjesës tjetër të botës.

Ngjarja kryesore, gjithsesi, asht edhe “kërkim falja” e Erdoganit ndaj kolegut tij rus, mbas ngjarjes së ndodhun në Nandor të vitit të kaluem, kur forcat turke sulmuen aeroplanin ushtarak rus në kufinin Turqi-Siri, e që rezultoi me prishje të raporteve.

Në kohën kur filloi acarimi i raporteve mes Ankaras dhe Moskës, u lajmërue edhe Izraeli, por problemi ka datue qysh nga 6 vjet ma parë, nga mosnjohja e shteteve. Pajtimi mes tyne ndodhi edhe mbas kërkim-faljes së Izraelit për vrasjen e punëtorëve humanitarë në Gazë, transmeton lajmi.net

Por, tana këto veprime, ndodhën në kohën pak para 30 Qershorit, datës kur ka me u mbajtë konferenca ndërkombëtare në mes të Bashkimit Europian dhe Turqisë, ku ka me u hapë kapitullit i ri i bisedimeve mes Brukselit dhe Ankaras.