KFOR: Kjo asht e vërteta e arritjes së trupave amerikane në Kosovë

Misioni paqeruejtës në Kosovë, KFOR, ka reague ndaj shkrimeve të dy ditëve të fundit lidhun me planifikimin e arritjes së trupave shtesë ushtarake amerikane në Kosovë.

Me 15 dhe 16 Maj ka pasë raportime në mediat serbe dhe ato shqiptare në Kosovë, se SHBA planifikon me i çue 130 ushtarë shtesë në kuadër në të KFOR’it në mbështetje të përpjekjeve të NATO’s për me ndërtue paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

“Dislokimi i ardhshëm i trupave amerikane asht nji procedurë rutinore e dorëzim-pranimit ndërmjet dy kontingjenteve të rotacionit së SHBA’ve dhe jo kontribut shtesë i SHBA’ve”, ka ba të ditun KFOR, nëpërmjet nji komunikate.

“KFOR’i vazhdon aktivitetet për me ruejt nji mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për krejt qytetarët e Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit te Sigurimit të OKB”, thuhet në komunikatë.