Kim Jong-un shkakton ‘tërmet’ bërthamor: Qe si gëzohet prezentuesja!

Koreja e Veriut ka krye testin e pestë bërthamor – tue shkaktue nji tërmet.

Tërmeti me magnitudë prej 5.3 ballësh e ka epiqendrën pranë vendit ku Koreja e Veriut kreu në Kallnor testin e katërt.

Televizioni shtetnor e dha lajmin me gëzim me prezentuesen e zakonshme.

Por Perëndimi u alarmue.

Koreja e Jugut beson se ky asht testi ma i madh që ka krye ndonjiherë vendi komunist.

Ata druhen se fqinji i tyne ka ba përparime të mëdha bërthamore.

SHBA paralajmëroi se kjo do ketë pasoja serioze.

Kina bani të ditun se asht kundër testit dhe i kerkoi Koresë së Veriut të shmangë veprimet e tjera.

Koreja e Jugut thotë se shpërthimi ishte rreth 10 kilotonë, tue e ba këtë shpërthimin ma të fortë bërthamor të Koresë së Veriut.

Ekspertë të tjerë thonë se shpërthimi mund t’ishte mbi 20 kilotonë.

Sa për krahasim, bomba që hodhi SHBA në Hiroshima ishte 15 kilotonë.