Kim Jong-Un urdhnon testimin e raketave ballistike me koka bërthamore!

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-Un, ka dhanë sot urdhnin për realizimin e provave me raketat ballistike të pajisuna me koka bërthamore, informoi agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore.

“Ka kerkue që të provohet shkurt shperthimi i nji koke bërthamore dhe të realizohen prova me lloje të ndryshme të raketave ballistike që bartin dhe transportojnë koka nukleare, me qellim të rritjes së kapaciteteve për të krye nji sulm nuklear”, citohet Kim Jong-Un, në nji komunikatë të kësaj agjencie.