“Kim nuk duhet m’u rrxue”! Gazetarja e infiltrueme në Korenë e Veriut paralajmëron nji katastrofë

Çdo udhë për rrximin e regjimit të Korenë e Veriut të çon në “katastrofë”, thotë nji gazetare e infiltrueme, që raporton në msheftësi nga vendi komunist, raporton “The Independent”.

Hapja e shoqnisë së Koresë së Veriut asht “nji problem i madh “, sepse qytetarët “janë privue nga aspektet minimale të jetës, si edukimi, informimi, apo prona, rrëfen Suki Kim.

Zoja Kim shkroi nji libër sekret mbi jetën në Korenë e Veriut , ndërkohë që punonte si mësuese anglishte në Universitetin Pyjor të Shkencës dhe Teknologjisë .

“Ndërhymja ushtarake nuk kishte me funksionue, sepse Korea asht nji fuqi bërthamore. Ajo që ju nevojitet qytetarëve asht lumë informacioni, mbi botën, mbi jetën, mbi lirinë”.

“Popullsia asht abuzue dhe asht viktimë e nji ideologjie kulti. Edhe në qoftë se Udhëheqësi i Madh kishte me u rrxue, nji formë tjetër diktature kishte me nxaë vendin e tij. Çdo udhë asht nji katastrofë. Kisha me dashtë me ofrue zgjidhje, por gjithçka të çon në vdekje pa fund. “

Shperndaje në: