Kina jep donacion gati 1 milion euro për Ushtrinë serbe (foto)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic mori pjesë në ceremoninë e pranimit të nji donacioni kinez për Ushtrinë serbe në vlerë të 900 mijë euro.

Kjo ceremoni u mbajt në kazermën “Heroi Kombëtar Stevica Jovanovic” në Pançevë.

Kreu i shtetit serb, i cili asht edhe komandant suprem, ka pranue edhe raportin e parë dhe ka inspektue këtë kazermë në shoqninë e Ministrit të Mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic dhe ambasadorit kinez Li Manchang të cilët morën pjesë në ceremoni, raporton Tanjug.