Kisha dhe Akademia e Serbisë pjesë e dialogut në Bruksel?

Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë kanë njoftue se janë të gatshme m’u ba pjesë e dialogut të Serbisë me Kosovën, shkruen Vecernje Novosti.

Siç i ka thanë agjencisë serbe të lajmeve Novosti nga këto dy institucione, përfaqësuesit e tyne e kanë ndërmend m’u ba pjesë e dialogut kur ai të kalojë në nivel presidentësh dhe ekipin serb me udhëheqë, Aleksandar Vucic.

“Kosova dhe Metohia asht nji nga qendrat e kishës sonë dhe ndër ma të shejtat dhe asht shumë e randësishme për Serbinë me investue me përpjekje maksimale që të mbetet mbrenda Serbisë.

Gjithashtu asht e randësishme për me ndihmue serbët në Kosovë me qendrue në vendin e tyne dhe me normalizue jetën”, thuhet në deklarimin e Kishës Ortodokse, njofton Klan Kosova.

Sekretari i përgjithshëm i Akademisë Serbe, Marko Andjelkovic, tha se Presidenti i Serbisë do ta nderonte akademinë nëse i fton anëtarët e saj për t’i paraqit pikëpamjet e tyne mbi tema të randësishme siç asht Kosova.