Kisha i shpeton shqiptaret mos me u deportue prej Gjermanie!

Rreth 40 deri në 50 azilkërkues nga Kosova, Shqipnia, Serbia dhe Maqedonia ja kanë mësye të Martën dyerve të Katedrales së Regensburgut në Gjermani për strehim.

Në mesin e tyne raportohet se ka edhe femijë.
Të gjendun para debimit nga Gjermania për me u kthye në vendet e tyne mbasi konsiderohen si të sigurta, rreth 50 shqiptarë nga Kosova dhe Shqipnia, serbë e maqedonas, mëngjesin e të Martës, mbrojtjen për me qëndrue në Gjermani e kanë kërkue në ‘shtëpinë e Zotit’, shkruen portalin gjerman “Mittel Bayerische”.

Ata janë pozicionu herët në mëngjes para dyerve të Katedrales së Regensburg, me parulla në duer “Të drejta për të gjithë”.
Bahet e ditun se fillimisht azilkërkuesve u asht kërkue që ata me u largue nga hapësina e Katedrales nga nji përfaqësues i dioqezës, por mbas insistimit të tyne, tempulli fetar ka hap dyert për refugjatët, tue angazhue vullnetarë për ndihma humanitare dhe për me ju ndihmue atyne.

Azilkërkuesit ballkanikë mbanin me vete edhe parulla të shkrueme “Krejt romet mbetën këtu”, nisun nga ajo se azilkërkuesit romë gjatë valës së madhe të migrimit, strehoheshin nëpër Kisha dhe Katedrale në Gjermani për me i shpëtue deportimit.