Kisha suedeze ‘bombardon’ ISIS’in me…Bibla!

Kisha e Upsalës, e qytetit të njohun suedez edhe për universitetin e tij të famshëm si nji nga mq të vjetrit në botë, po projekton që ”të bombardojë” me Bibla, të përmasave shumë të vogla, pozicionet e Shtetit Islamik (ISIS), njoftoi faqja izraelite e internetit, Ynet.

”Këto Bibla kanë me u lëshue nga dronët në pozicionet e luftarëve të ISIS’it në Irak”, shkruen Ynet.

”Gjithçka ka me u ba për me shpërnda te këta luftarë mesazhin e krishtenë të shpresës dhe dashunisë”, shton Ynet.

Simbas kësaj faqe, nji metodë e tillë asht përdorë edhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluem në Rusinë sovjetike.