Kishte detyrë shpie “Skënderbeun”, qe çka shkruen vajza

“Shkruani për Skënderbeun”. Ishte kjo tema që mësuesja u kishte dhanë në klasë, por nji vajzë e vogël (tifoze e Tiranës) e kishte keqkuptue.

Fjalët e vajzës në fletoren e detyrave të shtëpisë janë: “Skënderbeu është kampion për gjashtë vjet radhazi. Skënderbeu mundi Flamurtarin. Skënderbeu se la Partizanin të dilte kampion”.

Mësuesja kishte pas në mendje heroin kombëtar, por ndryshe kishte mendue vajza. Historinë e ka ba publike baba i saj, Ilir Hoxholli.