Kishte vra çiftin britanik, ky asht shqiptari që u arrestue sot në Luxemburg

Shqiptari i dyshuem për vrasjen dhe zhdukjen e nji çifti britanik të moshuem, asht arrestue në Luxemburg. Emigranti kosovar Ali Qazimaj, 42 vjeç, u gjet në nji hotel mbasi ishte shpallë në kërkim ndërkombëtar gjatë dy javëve të fundit.

Daily Mail shkruen se nji anëtar i stafit që punonte në nji hotel në qytetin e Luxemburg’ut identifikoi Qazimajn përmes fotografive të tij në internet dhe mandej lajmëroi autoritetet, të cilat e ndaluen atë.

auto_qazimi11466186743

Efektivët nga Suffolk janë tue punue me Agjencinë Kombëtare të Krimit, Prokurorinë e Shërbimit dhe autoritetet në Gjykatën e Luxemburg’ut për me kërkue ekstradimin e Qazimajt, mbas nji urdhënarresti europian që u dha mbas vrasjes së pensionistëve Peter dhe Sylvia Stuart.

Ngjarja, për të cilin akuzohet shqiptari ndodhi me 29 Maj në Norfolk, ku 75-vjeçari Peter Stuart u qëllue për vdekje me nji thikë nga Qazimaj, ndërsa grueja e tij u zhduk.