Kjo asht ajo çka po paralajmëron Veseli edhe për Kosovën

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në nji konferencë për media ka thanë se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me propozimin që edhe Kosova të ketë nji ligj, që njihet si Veting, nëpërmjet të cilit kontrollohet figura e dikujt përpara se t’i ofrohet nji vend pune.

Veseli ka thanë se Kosova ka me qenë strehë e sigurt e të gjithë qytetarëve të vendit dhe se çashtjet që janë të ngrituna me hipoteza do t’orientohen në mënyrë shumë të hapun.

Në konferencën e mbajtun për media mbas mbledhjes së Kryesisë, Veseli tha se vendi ka nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë.

“Çashtjet që kanë të bajnë me hipoteza të ngrituna kanë m’u orientue mbrenda institucioneve në mënyrë shumë të hapun. Kemi nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë. Kam bisedue edhe me mandatarin për çashtjen e Vetingut i cili ka me përfshi jo vetëm sistemin e drejtësisë dhe sigurisë por edhe atë politik. Propozimi ynë do të jetë shumë i qartë për të gjithë neve në politikë por edhe për të gjithë familjarët tanë që të dihet saktësisht se cila asht e vërteta”, asht shpreh Veseli.

Kreu i PDK’s po ashtu tha se ky asht shtet i pamvarur dhe ka organe e institucione që duhet shkue deri në fund.

 

Shperndaje në: