Kjo asht arsyeja pse Veseli e ftoi Haradinajn me ju bashkue ‘Fillimit të ri’

Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, në nji konferencë për media tha se për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe për zhvillimin e Kosovës u ba koalicioni me AAK dhe Nisma.

Kjo, simbas Hoxhajt asht arsyeja që Kadri Veseli e ka ftue Ramush Haradinajn t’i bashkohet Fillimit të Ri.

Simbas tij, Kadri Veseli ka me qenë bartës i listës, ndërsa Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër.