Kjo asht çesharake, 2 denime të përjetshme edhe 1900 vjet burg për Gulen’in!

Prokurorët turq e kanë dorëzu dosjen e aktakuzës me mbi 2500 faqe kundër klerikut Fetullah Fulen për dyshimin e perfshimjes së tij në grusht-shtetin e deshtuem të 15 Korrikut.

Në këtë grusht shtet janë vra 240 njerëz.

Aktakuza e dorëzueme sot ban thirrje që Gulenit krahas dy denimeve të përjetshme t’i jepet edhe nji denim prej 1900 vjetësh burg për “përpjekjet që me shkatërrue rendin kushtetues me forcë” dhe me “formue dhe udhëheqë nji grup të armatosun terrorist”.

Kleriku në fjalë që jeton në SHBA, ka hedh poshtë akuzat se asht i perfshimë në puçin e deshtuem.

Po sot, policia turke ka bastis 44 kompani turke mbasi janë dhanë urdhnat e paraburgimit ndaj 120 udhëheqësve të bizniseve.

Qeveria gjithashtu ka arrestue gazetarin Arda Akin, që punon për gazetën “Hurryiet”.

Federata Europiane e Gazetarëve thotë se 68 gazetarë janë paraburgos në Turqi prej grusht-shtetit të 15 Korrikut.

Në pergjithësi, mbi 35 mijë njerëz janë paraburgos perfshi këtu edhe 17 mijë persona që zyrtarisht janë të arrestuem.
Dheta mija të tjerë janë pezullue nga vendet e punës.