Kjo asht femna e parë që ka me i udhëheq trupat në betejë, në Ushtrinë e SHBA’ve

krusten1.jpg

Ushtria e Shteteve të Bashkueme të Amerikës e ka emnue për herë të parë nji femën komandante kambësore, tue i dhanë fund traditës shekullore, në bazë të së cilës gratë e kanë pas të ndalueme me marr role beteje në vijë të frontit.

The Teleraph shkruen se Krusten Griest “ e kishte shkrue historinë” tue u ba njana nga femnat e para që kualifikohet si Army Ranger – anëtare e njësisë së tyne të forcës speciale elite.

Roli i saj i ri nënkupton se mundet me i udheheq ushtarët femna dhe meshkuj në betejë – që asht njani nga batalionet e fundit të ushtrisë veç për meshkuj.

krusten krusten2