Kjo asht fytyra e Serbisë: Kështu lobohet kundër Kosovës n’UNESCO (video)

unesco.jpg
Serbia vazhdon me shfrytëzue çdo mundësi me lobue kundër shtetit të Kosovës.
Veprimi i fundit i Serbisë në këtë vazhdë asht fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Shteti serb ka realizue nji dokumentar, i cili fillon me nji krahasim të ulët në mes të ISIS dhe Kosovës në raport me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.

Dokumentari u shfaq në Paris para ambasadorëve të UNESCO’s dhe të tjerëve.

“Shteti i Kosovës, nga refuzimi më 2015, për afro dy vjet as edhe nji fjalë apo veprim për anëtarësim në UNESCO”, thotë Hajrullah Çeku, aktivist i Shoqnisë Civile në Prizren.

Kohë të fundit në Serbi ka fillue nji debat i mbrendshëm për “çashtjen e Kosovës” i iniciuem nga Presidenti serb, Aleksandar Vucic, shkruen lajmi.net

Ky debat asht pa si mundësi që Serbia me heqë dorë nga bllokadat që ja ban Kosovë në anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare, përfshi edhe UNESCO’n.

Megjithatë, ky dokumentar tregon edhe nji herë që Serbia dhe pushtetarët atje nuk e kanë ndërmend me ndryshue kur bahet fjalë për Kosovën, përkundrazi.