Kjo asht gjendja shëndetësore e Zogajt

Drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj asht sulmue mëngjesin e sotëm.
Sulmi ndaj tij ka ndodh përderisa Zogaj po dilte nga banesa.
Rastin e ka ba të ditun Ministria e Drejtësisë.

Lidhun me këtë rast lajmi.net ka kontaktue QKUK’n.

Zyrtarja për media në QKUK, Mirlinda Qyqalla ka thanë se gjendja e Zogajt tash asht stabile.

“Mund ta konfirmoj se sot e kemi pranue në QKUK Sokol Zogajn mbasi kishte pësue nji sulm brutal. Zogaj ju asht nënshtrue analizave laboratorike dhe rengenrike. Gjendja e tij asht stabile dhe pritet të transferohet në klinikën e neurokirurgjisë”, ka thanë Qyqalla.

Policia e Kosovës asht tue e hetue rastin mirëpo ende nuk asht ba e ditun se nga kush asht kry ky sulm.