Kjo asht grueja qe mundet me u ba Presidente e Frances

marine-le-pen-652854

Mbas fitores se Donald J. Trump n’Amerike kete jave, zoja Le Pen dhe partia e saj e djathte asht konsiderue nji force e vrazhde politike, por larg mundesise me i fitue ndonjihere zgjedhjet ne France, e aq ma pak qe vet zoja Marine Le Pen me u zgjedh ndonji dite edhe Presidente.
Por, jo ma, shkruen The New York Times.
Media franceze bashke me rivalet kryesor te Marine Le Pen po e perserisin te njajten gja: mundet me ndodhe edhe ne France, ajo qe ndodhi ne Amerike.
Dhe s’asht vetem Marine Le Pen. Prej Ballkanit e deri ne Holande, politikanet e te djathtes ekstreme e kane pershendete fitoren e zotit Trump.

“Kjo deshmon qe kur njerezit done diçka, ata edhe e fitojne ato”, tha zoja Le Pen.

“Kur njerezit done me marr fatin ne duert e veta, ata mujn me ba kete gja, perkunder fushatave te pafund te denigrimit dhe infantilizimit”, tha ajo.

Politikane si kryeministri hungarez Victor Urban, Le Pen ose holandezi i djathte Geert Wilders, e shohin fitoren e Trumo si nji shej shpresedhanes te aspiratave te tyne, tue thane se nji rend i ri revolucionar ka lind kete jave n’Amerike.

Revolucioni, thone ata, i ka shemb ‘elitat’ dhe mediat e tyne.

“Kjo asht shfaqje e nji bote te re…Asht fundi i shekullit 20″, tha Marine Le Pen, raporton The New York Times.

Edhe ma i entuziazmuem ka qene kryetari i partise holandeze te djathte “Partia e lirise”, Geert Wilders:

“Urime! Fitore historike! Revolucion! Edhe na kemi me ja kthye vendin holandezve”, ka shkrue Wilders ne Twitter mbas fitores se Trump.

Partia e tij asht ne lidhje me Frontin Nacional te zojes Le Pen ne kuader te Parlamentit Europian dhe te dy keto parti jane kategorikisht kunder imigracionit. Edhe zoti Wilders ka aspirata me u ba lider i Holandes njisoj si zoja Le Pen lidere e Frances.

Edhe komiku italian Beppe Grillo, qe u ba lider i partise “Levizja me pese yje” n’Itali mendon te njajten gja:

“Ata na quejne neve seksista, homofobe, demagoga e populista, por s’po e kuptojne se me miliona njerez ma nuk i lexojne gazetat e tyne e as i kqyrin televizionat e tyne”, tha Grillo.