Kjo asht kanga që knohet në 4 gjuhë të Ballkanit

Organizata për Trashëgimi pa Kufij, CHwB, ka publikue nji kangë të realizueme në katër gjuhë të Ballkanit.

Kanga titullohet “Mu në bahçen tande”, “Üsküdar’a gider iken”, “Anadolka”, “Ruse kose curo imaš”.

Simbas përshkrimit të postimit në Facebook, kjo kangë ka qenë edhe inspirim dhe temë e filmit dokumentar “Whose is this song?” i vlerësuem me shumë çmime ndërkombëtare.